Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTEURO U-17 për vajza, tjetër turne ndërkombëtar në Shqipëri

EURO U-17 për vajza, tjetër turne ndërkombëtar në Shqipëri

Qeveria europiane e futbollit i beson organizmin e një tjetër turneu të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit. FSHF njofton se, në muajin nëntor, nën mbikëqyrjen dhe organizimin e FSHF-së do të luhen sfidat kualifikuese të grupit A7, të vlefshme për Kampionatin Europian U-17 për vajza, ku marrin pjesë përfaqësueset e Bjellorusisë, Suedisë, Danimarkës dhe Greqisë. Ndeshjet do të luhen në stadiumet “Niko Dovana” dhe “Elbasan Arena” në datat 7, 10 dhe 13 nëntor të këtij viti. Skuadrat do të mbërrijnë në Shqipëri në datën 6 nëntor dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga UEFA. Takimi i parë i turneut do të jetë Suedi – Greqi, që është planifikuar të luhet në orën 11:00, ndërsa po në të njëjtën ditë në orën 14:00 do të zhvillohet edhe ndeshja Bjellorusi – Danimarkë. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më 10 nëntor, me Danimarkën që do të përballet me Greqinë në ora 11:00, ndërsa Suedi – Bjellorusi është programuar të zhvillohet në orën 14:00. Ndeshjet e fundit të turneut do të luhen më 13 nëntor, në të njëjtën orë 11:00. Greqia do të luajë kundër Bjellorusisë, ndërsa Danimarka do të luajë ndaj Suedisë. Ky është turneu i 8-të që organizohet në Shqipëri nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments