Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEuro rënie ndaj lekut

Euro rënie ndaj lekut

Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha europiane ka pësuar një tjetër rënie ndaj lekut, ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euroja zbriti në nivelin e 112.83 lekëve, duke humbur më shumë se një pikë krahasuar me ditën e martë. Që nga fillimi i muajit dhjetor, kursi i këmbimi euro-lek ka rënë me 3.45%, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 rënia ka arritur në 6.44%. Aktorët e tregut shprehen se, këtë javë vërehet një rritje e mëtejshme e ofertës valutore në treg, për shkak të sezonit festiv. Kjo është një tendencë tashmë karakteristikë e sezonit, e lidhur me fluksin e turistëve dhe emigrantëve që vijnë për festat e Fundvitit. Sipas tyre, gjatë gjithë vitit 2022 është vërejtur një ofertë e lartë valutore në treg. Kjo ofertë e lartë ka përcaktuar tendencën rënëse të euros ndaj lekut. Forcimi i euros që është dhe valuta kryesore në këmbimet tregtare të Shqipërisë, luan një rol pozitiv në drejtim të zbutjes së inflacionit. Gjithashtu rënia e euros po favorizon edhe familjet shqiptare që kanë kredi në valutë të huaj të paguajnë më pak për të blerë valutën e nevojshme për shlyerjen e kësteve. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments