Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan u zhvlerësua në në raport me lekun, ndërsa monedha europiane u forcua, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.97 lekë dhe këmbehet me 116.70 lekë, ndërsa euroja u forcua me 0.04 lekë dhe këmbehet me 117.21 lekë. Paundi britanik, krahasuar me ditën e hënë, u këmbye me 137.11 lekë duke rënë me 0.27 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 120.27 lekë, ose 1.37 lekë më pak se një ditë më parë.https://ata.gov.al/2022/08/30/dollari-amerikan-humbet-terren-ndaj-lekut-euroja-forcohet/