Tuesday, October 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTEURO 2024 – Faeser: Siguria gjatë kampionatit mbetet prioriteti ynë kryesor

EURO 2024 – Faeser: Siguria gjatë kampionatit mbetet prioriteti ynë kryesor

Siguria për lojtarët dhe tifozët në kampionatin evropian të futbollit të këtij viti, të cilin Gjermania do ta presë këtë verë, ka përparësinë më të lartë”, deklaroi ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser. “Ne do të sigurojmë që Kampionati Evropian i Futbollit të bëhet një turne i sigurt, për të gjithë në vendin tonë dhe për mysafirët tanë nga e gjithë bota”, shtoi ajo. “Fokusi ynë varion nga mbrojtja kundër huliganëve, krimit dhe kërcënimeve ekstremiste, te siguria kibernetike dhe përgatitja për stuhi të forta ose ngjarje të tjera natyrore. Ne jemi të përgatitur mirë dhe pritjet për këtë festë të madhe futbolli në vendin tonë janë të mëdha”, shpjegoi Faeser. ‘’Kjo vlen jo vetëm për 10 qytetet pritëse të Berlinit, Dortmundit, Dusseldorfit, Frankfurtit, Gelsenkirchenit, Hamburgut, Këlnit, Leipzigut, Mynihut dhe Shtutgartit, në stadiume, në shfaqje publike ose në zonat e tifozëve, por edhe më gjerë’’, shpjegoi Faeser.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments