Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE“Euro 2024”, Duka pret ambasadorin Urban

“Euro 2024”, Duka pret ambasadorin Urban

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, Karel Urban. Në takim u diskutua për zhvillimin e futbollit në Shqipëri dhe për dy ndeshjet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Çekisë në kualifikueset e EURO Gjermani 2024. Ambasadori Urban vlerësoi rezultatet e kombëtares shqiptare dhe rritjen e futbollit shqiptar, ndërsa Duka e siguroi se skuadra dhe tifozët çekë do të gjejnë një atmosferë të shkëlqyer dhe do ta kalojnë orë të bukura në Shqipëri me rastin e ndeshjes mes dy kombëtareve. Gjithashtu, në takim u fol edhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen veçanërisht në fushën e futbollit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments