Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEUR barazohet me USD

EUR barazohet me USD

Në tregun e këmbimit valutor vendas monedha europiane ka humbur pikë të martën në raport me lekun, duke u barazuar për herë të parë me dollarin amerikan. Sot 1 euro është e barabartë me 1 dollar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë euroja këmbehet me 117.57 lekë, pothuajse në të njëjtën vlerë sa këmbehet dollari me 117.51 lekë. Euroja zbriti sot me 0.50 lekë, ndërsa dollari amerikan u forcua me 0.79 lekë. Në raport me lekun, pikë kanë humbur sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane. Respektivisht ato këmbehen me 138.94 lekë, 0.49 lekë më pak dhe 119.30 lekë, 0.09 lekë më pak se një ditë më parë.

https://ata.gov.al/2022/07/12/euroja-barazohet-me-dollarin-per-here-te-pare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments