Në një raport të publikuar , agjencia tha se rreth 1,01 milion aplikime për azil janë paraqitur në vitin 2024.
”Kjo ishte një rënie e lehtë krahasuar me shifrën e vitit 2023 prej 1,14 milionë”, tha EUAA.
Sirianët paraqitën më pak aplikime se një vit më parë, por gjithsesi ishin grupi që aplikonte më shumë për mbrojtje.
Pavarësisht një tendence në rënie, Gjermania ende pranoi më së shumti aplikime me 237 000 të tilla, që përfaqëson 23% të të gjitha aplikimeve të paraqitura.
”Gati një e treta e të gjitha aplikimeve në Gjermani u parashtruan nga shtetas sirianë, të ndjekur nga shtetasit afganë dhe turq”, thuhet në raport.
Qiproja dhe Greqia morën më së shumti aplikime për frymë.
Në fund të vitit 2024, kishte rreth 4,4 milionë përfitues të mbrojtjes së përkohshme në 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe në Norvegji dhe Zvicër, të cilët ishin larguar nga Ukraina pas pushtimit të plotë të Rusisë ndaj fqinjit të saj.
”Gjysma u pritën në Gjermani dhe Poloni, por Republika Çeke priti më shumë përfitues për frymë”, tha EUAA.