Sunday, October 20, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEstrada në penxhere, tradita e humorit shkodran në baner

Estrada në penxhere, tradita e humorit shkodran në baner

Bashkia e Shkodrës ndërhyri sot duke vendosur një baner me foto arkivore mbi rrënojat e disa banesave derisa ato të rindërtohen. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci postoi një video me pamje nga zona në rrjetet sociale, duke theksuar se “Estrada në penxhere” është një nga shfaqjet e para me humor e këngë në Shkodër, përpara se ajo të institucionalizohej në vitin 1958. “Bashkia Shkodër ka ndërhyrë sot duke vendosur një vepër artistike me të njëjtin emër, mbi rrënojat e disa banesave. Teksa pritet ndërhyrja përfundimtare nga pronarët e tyre ky grup banesash në zonën e Trumës janë mbuluar nga një baner i krijuar me foto të arkivës, me rastin e 65-vjetorit të Estradës së Shkodrës”, u shpreh Beci. Videoja e realizuar mbrëmjen e sotme ka sfond muzikor kompozimin ” Qyteti im” nga Pjetër Gaci, kënduar nga Florinda Gjergji, nën drejtimin muzikor e tingujt e fizarmonikës së Luan Barovës, një regjistrim i vitit 1980

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments