Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAEscobar: Të shqetësuar , se qeveria e Kosovës nuk po na trajton...

Escobar: Të shqetësuar , se qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar për faktin se qeveria e Kosovës nuk po i trajton si partner dhe nuk po punojnë për sigurinë rajonale. Në lidhje me rregulloren e re të BQK, Escobar dhe ftesën e BE-së për palët, Escobar tha se “mendoj se jemi ende në fazën e diskutimit nëse dikush do të shkojë apo se kush do të shkojë. Pra, kuptimi im ishte se nuk ka konsideratë nga pala e Kosovës se ata do të dërgojnë një përfaqësues për të diskutuar çështjen e dinarit. Pra, ne ende shpresojmë t’i bindim ata të marrin pjesë të martën”.

“Deklaratat tona publike janë tregues se si po shkojnë marrëdhëniet në nivel diplomatik dhe politik. Pra, ne jemi të shqetësuar për faktin se qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner. Ata nuk po konsultohen me ne. Ata nuk po punojnë me ne për sigurinë rajonale. Dhe më e rëndësishmja, ata po bëjnë gjëra që në dukje po dëmtojnë dialogun në të cilin Shtetet e Bashkuara janë angazhuar plotësisht”, vijoi ai. “Mendoj se ambasadori (amerikan në Prishtinë Jeff) Hovenier e ka thënë më së miri kur tha, kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik. Pra, sa herë që flasim për Kosovën me partnerët e tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, shqetësimet e tyre janë se Kosova nuk po bën atë që kërkohet nga dialogu i lehtësuar i Bashkimit Evropian, që përfaqëson të gjithë Bashkimin Evropian, dhe pse duhet të ecin përpara.

Pra, me fjalë të tjera, na e bën shumë të vështirë që të jemi në gjendje të mbështesim Kosovën për shumë gjëra, duke përfshirë NATO-n, kandidaturën për Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe një sërë organizata tjera. Kështu që nuk është se duhet të vendosim çfarë lloj pasoja, pasojat janë të vetëkuptueshme”, u shpreh Escobar. I pyetur nëse në SHBA jani të kënaqur me mënyrën se si Serbia po e përmbush detyrimin e saj në kuadër të dialogut dhe cila është gjëja e radhës që pritet nga Beogradi, Escobar u shpreh: “Dua të them se Beogradi ka disa pritshmëri shumë të qarta nga dialogu, dhe ata kanë bërë disa gjëra, duke përfshirë pranimin e targave dhe pranimin e dokumenteve doganore.

Ajo që ne duam nga Serbia është ta bëjë atë të pakthyeshme dhe formale duke e futur atë në legjislacion apo rregullore. Kjo pritet nga Serbia. Por përveç kësaj, ka disa gjëra që Serbia ka premtuar se do t’i bëjë dhe që nuk i ka bërë, duke përfshirë mbajtjen përgjegjës të njerëzve që ishin bashkëpunëtorë në sulmin në Bansjkë më 24 shtator. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk është pjesë e dialogut, por është shumë e rëndësishme për pajtimin rajonal. Pra, ne kemi disa pritshmëri për Serbinë”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments