Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAEscobar: Ballkan i dy shpejtësive

Escobar: Ballkan i dy shpejtësive

Qeveria e Kosovës duhet të jetë më pragmatike dhe të ketë një “qasje të re” lidhur me dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë. Kështu deklaroi i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në intervistën për “Zërin e Amerikës”. Escobar ka thënë se i Lajçak gëzon besimin e plotë të ShBA-së dhe BE-së në dialogun me Serbinë. Ai u pyet se çfarë u kuptua nga takimet e bëra me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. “Kjo varet se me cilët udhëheqës ishte takimi, apo jo? Mund t’ju them tashmë se jam i shqetësuar se po shohim të marrë trajtë një Ballkan i dy shpejtësive. Kemi në njërën anë anëtarët e NATO-s që janë shumë të përkushtuar ndaj orientimit të tyre në NATO dhe atij evropian, dhe pastaj kemi tre të tjerët që po vështirësohen. Prandaj në takimet e mia, unë kam thënë në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugëtimin euroatlantik për të gjithë ata. Dhe do të donim që të zgjidhnin dallimet e brendshme dhe rajonale që po i pengojnë të përparojnë”, u shpreh ai. “Më lejoni t’ja filloj me Maqedoninë e Veriut. E falenderoj Maqedoninë e Veriut për rolin e arsyeshëm udhëheqës dhe rolin udhëheqës evropian, si kryesuese e OSBE-së. Mendoj se ajo që Maqedonia e Veriut provon vazhdimisht është se janë një partner shumë i mirë. Dhe në këtë drejtim, do të donim ta shihnim pjesë të Bashkimit Evropian si një partner shumë i mirë edhe aty. Shqipëria ka qenë e shkëlqyer në përqasjen për vendin që ka në Këshillin e Sigurimit, si dhe në rrugë dypalëshe dhe në kuadrin e NATO-s. Me Malin e Zi, patëm disa takime shumë të mira me presidentin e ri. E siguruam atë se është një partner i mirëpritur dhe i rëndësishëm i komunitetit transatlantik dhe i bëmë thirrje të inkurajojë krijimin e një qeverie ku marrin pjesë vetëm palë të përqëndruara tek Evropa dhe të përkushtuara ndaj NATO-s. Dhe ai tha se do të veprojë kështu. Pra, ne jemi të kënaqur që e mori këtë mesazh të rëndësishëm dhe që ai do të ndërmarrë veprime për këtë”, vijoi Escobar. “Bosnja ka disa sfida shumë të mëdha. Mendoj se sfida më e madhe tani është se Dodiku po sfidon bazat e stabilitetit dhe sigurisë të Bosnjë-Hercegovinës për mbi 25 vjet – që është pra Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, si dhe të gjitha strukturat brenda saj, përfshirë paqeruajtjen dhe përfaqësuesin e lartë. Pra kjo është realisht sfida më e madhe për Bosnjë-Hercegovinën në këto momente. Kështu që së bashku me zërat e përgjegjshëm duhet të zgjidhim se si ta forcojmë Dejtonit dhe si ta lëvizim përpara Bosnjë-Hercegovinën përgjatë rrugëtimit të saj evropian”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments