Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAEscobar: Asociacioni do të ndodhë me këtë ose me qeverinë e ardhshme

Escobar: Asociacioni do të ndodhë me këtë ose me qeverinë e ardhshme

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi nga Beogradi se nuk i ka dhënë afate Kosovës, siç është raportuar një ditë më parë, në lidhje me 3 kërkesat e tyre. Ai paralajmëroi se Asociacioni do të formohet me qeverinë aktuale të drejtuar nga Albin Kurti ose me ndonjë qeveri të ardhshme. Një ditë më parë u raportua se Escobar i ka dhënë dy ditë kohë Kurtit që të tregojë nëse pajtohet me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, siç janë deeskalimi i situatës në terren, shpallja e zgjedhjeve të reja për katër komunat veriore dhe rikthimi në tryezën e dialogut, por kjo u mohua nga zyrtari amerikan. “Nuk kam dhënë një afat. Ajo që më pyetën në Prishtinë ishte se cilët ishin hapat e mëtejshëm dhe nga unë dhe z. Lajcak pas kësaj vizite do të kërkohet një përditësim të premten, Shtëpia e Bardhë do të kërkojë nga unë të jap një përditësim se çfarë po ndodh dhe unë duhet të raportojë nëse kemi progres apo jo. Z. Lajcak duhet të shkojë dhe të raportojë te zoti Borrell për të dhënë të njëjtin vlerësim. Pra, nuk është një afat, por ky është hapi tjetër për mua, dhe në bazë të raportit tim, ne do të marrim disa vendime për të ecur përpara, por nuk është një afat për askënd”, deklaroi Escobar. Escobar deklaroi se nuk e di nëse ka pasur përgjigje nga Qeveria e Kosovës në lidhje me kërkesat e tyre, por u shpreh se diskutimet do të vijojnë me Bashkimin Evropian edhe pas këtyre vizitave. “Mendoj se diskutimet mes qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit special të BE-së do të vazhdojnë edhe pas largimit të tij sot nga Beogradi. Pra, nuk e di nëse ka pasur ende një përgjigje konkrete nga Qeveria e Kosovës, shpresoj që Qeveria e Kosovës e pranon se ajo që po përpiqemi të arrijmë është një rezultat i qëndrueshëm dhe reciprokisht i dobishëm për të dyja vendet”, vijoi Escobar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments