Imazhet e para nga sonda evropiane Euklid ofrojnë një pamje “revolucionare” dhe të detajuar të hapësirës. “Asnjëherë më parë një teleskop nuk ka qenë në gjendje të kapë imazhe kaq të mprehta astronomike mbi një pjesë kaq të madhe të qiellit dhe të shikojë kaq larg në universin e largët”, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA). Imazhet e para të sondës u shfaqën në Qendrën Evropiane për Operacionet Hapësinore në qytetin gjerman të Darmstadt dhe në Samitin e Hapësirës në Sevilje në Spanjë. Ai synon të mbledhë të dhëna për miliarda galaktika, duke përfshirë studimin e materies së errët dhe energjisë së errët.
ESA zbulon imazhet e para të ‘Euklidit
RELATED ARTICLES