Donald Mëllugja është blerja më e re e “Erzenit” në Superligë. Mesfushori 28-vjeçar ka vendosur ta mbylli kontratën me Egnatian, për të qenë titullar tek skuadra nga Shijaku. Mëllugja kishte një kontratë deri në vitin 2025 me futbollistin, por mesfushori ka gjetur dakortësinë për ndërprerjen para kohe të saj, duke nënshkruar një kontratë të re me skuadrën e “Erzenit”. Gjatë këtij sezoni Mëllugja është aktivizuar në 17 ndeshje, për një total prej 636 minuta, duke realizuar dhe dy asist. Mëllugja më herët ka luajtur edhe Besën, Bylisin, Partizanin dhe Kastriotin.