Pianisti amerikan Eric Lu shpallet fitues i Konkursit të 19-të Ndërkombëtar të Pianos Chopin, njoftoi sot juria e konkursit prestigjioz.
Vendimi për dhënien e çmimit të parë 27-vjeçarit erdhi pas diskutimeve të gjata në Filarmoninë e Varshavës.
Fitorja e një prej konkurseve më prestigjioze dhe më të vjetra të pianos në botë i sjell artistit të ri një çmim prej 60 000 eurosh. Vendi i dytë iu dha kanadezit Kevin Chen, ndërsa vendi i tretë i shkoi pianistit kinez Zitong Wang.
Konkursi i këtij viti shënoi një numër rekord pjesëmarrjesh me 640 pianiste, thanë organizatorët në një njoftim për shtyp.
Grupi më i madh erdhi nga Kina, me 28 pianistë që garuan. Polonia dhe Japonia kishin nga 13 pjesëmarrës secila, pesë pianistë nga Kanadaja dhe katër nga Shtetet e Bashkuara.





