Enti Rregullator i Energjisë ka shfuqizuar vendimin për aplikimin e fashës 800 kWh për abonentët familjarë. Në mbledhjen e sotme ERE vendosi me 5 vota pro për shfuqizimin e vendimit të muajit shtator lidhur me kostot që duhet të përfshihen në llogaritjen e çmimit me pakicë të energjisë për klientët familjarë me konsum mbi 800 kWh në muaj. Vendimi erdhi pasi qeveria vendosi që të mos e aplikojë këtë fashë edhe gjatë muajit dhjetor. Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha dje se “kursimi në shtator e tetor ka qenë i konsiderueshëm dhe na ka dhënë një dorë për të kaluar situatën e vështirë. Në tetor e kemi mbyllur me 7% kursim në rang vendi ndërsa nëntori 2% në rang vendi”. Balluku kërkoi angazhimin e çdo qytetari, abonenti familjar, biznesi të vogël që qeveria i ofron mburojën sociale që të vazhdojnë të kursejnë, sepse do të jetë e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800 kWh. Ndërkohë që rezerva energjetike në vend duke pasur parasysh edhe reshjet e datës 8, 9 dhe 10 dhjetor, ka arritur në 919 gigavat-orë duke bërë që gjatë dhjetorit të kemi 131 gigavat-orë plus.https://ata.gov.al/2022/12/14/ere-shfuqizon-vendimin-per-heqjen-e-fashes-800-kwh-per-energjine-elektrike/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Subscribe kanalin tone ne: youtube@Mhttps://https://www.youtube.com/channel/UCWwrJDjETE4qQxY8t6DPb5g
Web@https://meteoalb.com/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/
Instagram@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/
APPI@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
APPI@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605