Saturday, November 16, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIERE: Rishikimi i çmimit të energjisë elektrike do të jetë periodik

ERE: Rishikimi i çmimit të energjisë elektrike do të jetë periodik

Enti Rregullator i Energjisë njoftoi sot se rishikimi i çmimit të energjisë elektrike do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) publikoi të premten çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Sipas ERE-s, aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022. ERE thekson se, me Vendim të Këshillit të Ministrave, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. “Në situatën aktuale të luhatshmërisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike. ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë”, nënvizon në njoftimin e saj ERE. “Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Në situatën e emergjencës energjetike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Për shembull, nëse për muajin tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6 Lekë/kWh, dhe çmimi i energjisë për konsumatorin familjarë do të mbetet 9.5 Lekë/kWh”, thekson ERE. Vendimi për fashën 800 kwh u miratua nga ERE më 23 shtator. Elemente pozitivë ndikuan në skemën e parashikuar nga qeveria për përballimin e krizës gjë që ndikoi në shtyrjen e taksimit të fashës 800 kilovat.http://ata.gov.al/2022/09/30/ere-rishikimi-i-cmimit-te-energjise-elektrike-do-te-jete-periodik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments