Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan:Marrëveshja për eksportin e grurit ukranas të zgjatet

Erdogan:Marrëveshja për eksportin e grurit ukranas të zgjatet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se ai dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë në një marrëveshje për zgjatjen e eksportit të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, ndërsa një vendim përfundimtar mbetet ende në pritje. “Është ende e paqartë se kur dhe si mund të zgjatet marrëveshja, e cila përfundon më 17 korrik”, tha Erdogan në Stamboll. Erdogan tha se presidenti rus pritet të zhvillojë një vizitë në Turqi, në gusht. Udhëheqësi turk shtoi se ai shpreson që marrëveshja të zgjatet, veçanërisht për t’u lejuar vendeve të varfra afrikane të kenë akses në ushqim. Deklarata e Erdoganit vjen një ditë pasi Putin tha se zgjatja e marrëveshjes mbetej e varur nga përmbushja e kërkesave të adresuara nga Moska. Ai tha se ekzistonte mundësia e pezullimit të pjesëmarrjes së Rusisë në marrëveshje derisa të realizoheshin kërkesat. Marrëveshja e grurit, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, ka mundesuar eksportin e produkteve ukrainase nga portet e Detit të Zi, pavarësisht luftës së vazhdueshme me Rusinë. Më herët, Erdogan tha se eksportet kishin arritur në rreth 33 milionë tonë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments