Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të cilit i tha se Turqia është e gatshme te marrë rolin e ndërmjetësit dhe pritëses së bisedimeve për të siguruar paqen në Ukrainë. Drejtoria e Komunikimeve njoftoi se në bisedën telefonike, Erdogan dhe Zelensky diskutuan çështje rajonale dhe globale, veçanërisht luftën në Ukrainë. Turqia po bën “përpjekje intensive për të ndaluar gjakderdhjen si në Ukrainë, ashtu edhe në territoret palestineze dhe për të siguruar paqen e përhershme”, theksoi Erdogan. Ai shtoi se është e rëndësishme që Korridori i Drithërave të Detit të Zi të ristrukturohet dhe të bëhet funksional, duke theksuar se ai vazhdon kontaktet diplomatike për këtë qëllim. Erdogan shtoi se ”duhet të arrihet një armëpushim sa më shpejt në Ukrainë dhe duhet të hapet dera për paqe”.
Erdogan : Turqia ndërmjetësuese e bisedimeve për paqe në Ukrainë
RELATED ARTICLES