Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan: Turqia do të mbajë premtimin për të mbështetur kërkesën e Suedisë...

Erdogan: Turqia do të mbajë premtimin për të mbështetur kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO

Parlamenti turk do të mbajë premtimin e tij për të mbështetur kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, nëse SHBA hap rrugën për shitjen e avionëve luftarakë F-16 Turqisë, deklaroi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan. “Nëse SHBA-ja e mban premtimin, edhe parlamenti ynë do të mbajë premtimin”, tha Erdogan. Erdogan tha se ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken negociuan së fundmi këtë çështje. Parlamenti në Ankara kthehet nga pushimet verore në fillim të tetorit. Nuk është ende e qartë se kur do të votojë Dhoma për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Suedisë i mungon miratimi i Turqisë dhe gjithashtu i Hungarisë. Turqia kërkon të modernizojë flotën e saj ekzistuese F-16. SHBA-ja e përjashtoi Turqinë nga një projekt për prodhimin e avionit luftarak F-35, pasi Ankaraja bleu sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400 në vitin 2017

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments