Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan: SHBA ka përgjegjësi historike për armëpushimin në Gaza

Erdogan: SHBA ka përgjegjësi historike për armëpushimin në Gaza

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Joe Biden, tha se është “përgjegjësi historike” e Amerikës që të sigurojë një armëpushim të përhershëm në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur. Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë, Erdogan dhe Biden patën një bisedë telefonike për të diskutuar sulmet e Izraelit në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, marrëdhëniet dypalëshe dhe aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO. Erdogan tha se një armëpushim mund të arrihet shpejt nëse Shtetet e Bashkuara tërheqin “mbështetjen e pakushtëzuar” për Izraelin. Ai i tha Bidenit se tragjedia njerëzore në Gaza duhet të marrë fund dhe paralajmëroi se intensifikimi dhe zgjatja e sulmeve nga Izraeli mund të ketë “pasoja negative rajonale dhe globale”. Presidenti turk për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez theksoi nevojën e krijimit të një mekanizmi garantues, siç sugjeroi Turqia. Më tej, Erdogan theksoi se krijimi i një shteti të pavarur dhe sovran palestinez me kryeqytet Jerusalemin bazuar në kufijtë e vitit 1967 është “zgjidhja më e arsyeshme dhe e përhershme”. Të dy presidentët diskutuan gjithashtu ofertën e Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ