Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIErdoğan: Objektiv, 2 miliard USD volumi tregtar me Shqipërinë

Erdoğan: Objektiv, 2 miliard USD volumi tregtar me Shqipërinë

“Volumi tregtar me Shqipërinë ka arritur në 1 miliard usd, objektivi ynë i ri është që ta çojmë në 2 miliard usd”, tha Erdoğan.

“Kam besim se me përpjekjet e sektorit privat do t’ia arrijmë kësaj shifre në një kohë shumë të shkurtër. Turqia është një prej 5 investitorëve të rëndësishëm të Shqipërisë që arrin deri në 3,5 miliard usd. Më shumë se 600 firma turke kanë punësuar 15 mijë qytetarë shqiptarë duke mbështetur ekonominë vendase. Ne do të vazhdojmë në mënyrë reciproke për të rritur investimet dhe për të vazhduar lidhjet mes sektorëve të biznesit. Do të vazhdojmë mbështetjen për projekte në zhvillimin e Shqipërisë përmes Agjencisë TIKA”, tha ai.

Erdogan theksoi se, edhe marrëveshja që u nënshkrua pak më parë me TIKA-n, do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments