Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan njofton zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të...

Erdogan njofton zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të Zi

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen për eksportin e grurit përmes Detit të Zi pas negociatave, njoftoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Pas bisedimeve me të dyja palët, ne kemi siguruar zgjatjen e marrëveshjes, që do të përfundonte më 19 mars”, tha Erdogan. Erdogan falënderoi Ukrainën, Rusinë dhe OKB-në për përpjekjet e tyre për të ruajtur marrëveshjen, të cilën ai e përshkroi si me rëndësi jetike për stabilitetin e furnizimit global me ushqim. “Mbi 800 anije me 25 milion tonë grurë u transportuan në tregjet botërore deri më tani si pjesë e marrëveshjes”, tha udhëheqësi turk. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments