Tuesday, April 8, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdoğan nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Erdoğan nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Në një postim nga llogaria e medias sociale të Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës turke thuhet se “Protokolli për anëtarësimin e Suedisë në NATO u nënshkrua nga presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në datën 23 tetor 2023 dhe u dërgua në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiye-s”. Kryeministria suedeze mirëpriti nënshkrimin e protokollit. “Procedurat parlamentare do të fillojnë tani. Ne mezi presim të bëhemi anëtare e NATO-s”, thuhet në një postim të kryeministrisë në rrjetet sociale. Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar. Türkiye miratoi më parë anëtarësimin e Finlandës në NATO, por kishte njoftuar se ishte duke pritur që Suedia t’i përmbahej një memorandumi trepalësh të nënshkruar në qershor 2022 në Madrid për të adresuar shqetësimet e sigurisë të Ankarasë. Liderët turq, përfshirë presidentin Erdoğan, kanë theksuar vazhdimisht se anëtarësimi i mundshëm i Suedisë në NATO është në diskrecionin e parlamentit turk. Të gjithë anëtarët e NATO-s, duke përfshirë Türkiyen, një anëtare e aleancës prej mbi 70 vitesh, duhet të miratojnë pranimin e çdo anëtari të ri të aleancës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ