Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan: Izraeli të ndalojë masakrat çnjerëzore në Gaza

Erdogan: Izraeli të ndalojë masakrat çnjerëzore në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar veprimet e Izraelit në rajon, duke i kërkuar që të ndalojë masakrat çnjerëzore në Rripin e Gazës.

“Izraeli duhet të ndalojë këmbënguljen për vazhdimin e këtyre masakrave dhe t’i japë fund këtyre sulmeve çnjerëzore”, u tha presidenti Erdogan gazetarëve në fluturimin e tij të kthimit nga Gjermania.

“Deri më sot, është Izraeli ai që ka insistuar në sulme dhe masakra të vazhdueshme. Është Izraeli ai që shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar”, shtoi ai.

Erdogan gjithashtu shprehu shqetësime për ambiciet rajonale të Izraelit.

‘’Udhëheqësit izraelitë kërcënojnë Libanin që të lehtësojnë veten. Izraeli duhet të heqë dorë nga synimi i tij për të përhapur konflikte në rajon”, theksoi presidenti turk.

Duke iu referuar marrëdhënieve të Turqisë me Sirinë, presidenti Erdogan sinjalizoi gjithashtu një përmirësim të mundshëm të marrëdhënieve.

“Në momentin që Bashar al-Assad do të ndërmarrë një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë, ne do t’ia kthejmë këtë qasje”, tha Erdogan, duke theksuar gatishmërinë për të përmirësuar lidhjet.

“Ne do t’i bëjmë një ftesë Assadit. Ne duam t’i kthejmë marrëdhëniet Turqia-Siri në të njëjtën pikë si në të kaluarën”, shtoi ai.

Duke folur për marrëdhëniet me Iranin, presidenti turk theksoi rëndësinë e lidhjeve historike dhe kulturore midis dy vendeve.

“Irani është një fqinj i rëndësishëm me të cilin kemi lidhje historike, kulturore. Unë pres që marrëdhëniet Turqi-Iran të zhvillohen në një drejtim pozitiv në periudhën e re”, theksoi ai.

Erdogan foli edhe për partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, duke u zotuar se do ta forcojë atë më tej.

“Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet me aleatin tonë Mbretërinë e bashkuar në çdo fushë në periudhën e re”, u shpreh ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ