Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan dënon bombardimet e Gazës

Erdogan dënon bombardimet e Gazës

Turqia dënon vrasjen e civilëve në Izrael, por gjithashtu kundërshton bombardimet “pa dallim” të Gazës, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan. “Ne e kundërshtojmë haptazi vrasjen e civilëve në territoret izraelite. Po kështu, nuk mund të pranojmë kurrë masakrën e të pafajshmëve të pambrojtur në Gaza me bombardime, pa dallim dhe në mënyrë të vazhdueshme”, tha Erdogan në një takim të partisë së tij. “Nuk është luftë, por masakër kur kryen një konflikt duke përdorur të gjitha llojet e metodave të turpshme”, tha Erdogan. Ai tha se Izraeli i kishte mohuar Gazës furnizimet bazë humanitare, duke përfshirë ujin dhe energjinë elektrike, ndërsa po shënjestronte infrastrukturën, vendet e adhurimit dhe shkollat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments