Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i Peruxhias, Itali kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus+.

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetet sociale nga Universiteti i Mjekësisë, i cili e cilëson këtë partneritet të ri një mundësi të shkëlqyer për të thelluar shkëmbimet akademike, kërkimore dhe kulturore mes dy institucioneve të arsimit të lartë.

Ky bashkëpunim do të mundësojë lëvizjen e studentëve dhe stafit akademik, duke ofruar mundësi për studime dhe trajnime ndërkombëtare.

“Gjithashtu, ky është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar mundësitë akademike dhe profesionale të studentëve dhe stafit, dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në nivel ndërkombëtar”, tha UMT.