Qeveria britanike e Keir Starmer dhe BE-ja kanë arritur zyrtarisht një marrëveshje që Britania e Madhe të ribashkohet me programin Erasmus …programin evropian të shkëmbimit të studentëve pas Brexit, pra pesë vjet më parë.

Kjo u konfirmua nga një deklaratë e përbashkët nga Londra dhe Brukseli, në sfondin e marrëdhënieve të përmirësuara pas ‘’divorcit’’.

Marrëveshja hap konkretisht derën për Britaninë e Madhe  për t’u bashkuar me programin Erasmus Plus, i cili përfshin vendet partnere të BE-së dhe jo-BE-së.

Vitin e kaluar, ky program shkëmbimi lejoi afërsisht 1.5 milion të rinj të studionin në universitete të huaja në të gjithë kontinentin.

“Bashkimi me Erasmus+ përfaqëson një fitore të madhe për të rinjtë tanë dhe heq pengesat për zgjerimin e horizonteve të tyre, në mënyrë që të gjithë, pavarësisht prejardhjes së tyre, të kenë mundësinë të studiojnë dhe të trajnohen jashtë vendit”, theksoi Nick Thomas-Symonds, ministri për Marrëdhëniet me BE-në