Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është vizituar sot nga qytetarë të shumtë, të qyteteve të ndryshme, për nder të 26-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari dhe familjes Jashari. Qytetarët të cilët po nderonin familjen Jashari, shprehen mirënjohje për të rënët dhe sakrificën e tyre për liri. Qytetari Nazmi Shaljani i cili për çdo 5 mars viziton kompleksin me nipin e tij, theksoi se Jasharët janë arsyeja pse populli shqiptar sot gëzon lirinë që nuk e ka pasur më parë. Qytetari tjetër, Murtez Salihu shpreson që ky popull të gëzoj lirinë dhe të këndellet më mirë për të qenë të bashkuar si komb.
Ndërsa, një mik i Hamëz Jasharit dhe Enver Halitit, Halil Koliqi ish-epror i UÇK-së ka kujtuar duke treguar një histori të shkurtër. Ai shprehet i lumtur që ka takuar ata dhe i takon brezit të tyre. Po ashtu, Sheremet Jashari vijon se serbët kanë përdorur të gjitha metodat që Kosova të jetë e tyre, por ishte e kotë sepse sipas tij ka qenë dhe është e shqiptarëve. I pikëlluar shpreson që çizmja e zezë e serbit të mos shkel më tokën shqiptare kurrë. Ndërsa, qytetari tjetër Bislimi thekson se ka ardhur në Prekaz t’i nderoj familjen Jashari, pasi që sipas tij, Jasharët janë arsyeja që Kosova është në këtë ditë. Gjatë ditës, Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ka vizituar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi dhe shumë qytetarë të tjerë në vendi dhe rajoni.