Thursday, October 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Engjëjt gri”, sukses në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”

“Engjëjt gri”, sukses në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, u vu në skenë drama “Engjëjt gri”, e shkruar nga Përparim Kabo, me regji të Gëzim Kames. Drama ka në qendër raportin e njeriut me veten në një shoqëri që ende nuk është shkëputur nga e kaluara diktatoriale, pasojat e së cilës janë të pranishme dhe diktojnë jetën e individit dhe krejt shoqërisë. Ky ishte bashkëpunimi i parë mes Përparim Kabos, Gëzim Kames dhe teatrit të Durrësit. “Vitet e fundit trupa “A. Moisiu” ka qenë aktive dhe ambienti këtu me të gjithë aksesorët ishte perfekt”, u shpreh autori i veprës. Edhe regjisori Kame ka mbetur i kënaqur nga përvoja e parë me teatrin e Durrësit. “Engjëjt gri” u interpretuan nga aktorët Adelina Muça, Astrit Hasani, Arben Derhemi, Andia Xhunga, Suela Konjari dhe Amos Zaharia e Alesia Xhemalaj. Engjëjt gri personifikojnë pasardhësit e pushtetarëve të djeshëm, përsëri në pushtet, që në përballje me pasojat që ftohet të reflektojnë dhe të largohen për t’i lënë vendin progresit, zhvillimit real demokratik.http://ata.gov.al/2022/10/31/engjejt-gri-sukses-ne-skenen-e-teatrit-aleksander-moisiu/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments