Energy Expo & Forum 2023,në Expocity Albania

0
39

Expocity Albania ka njoftuar organizimin nga 29-31 marsi të Edicionit të 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë. Në të do të shpalosen alternativave më të mira të investimit në energji dhe mundësive që paraqet Shqipëria. Kompanitë pjesëmarrëse do të ofrojnë informacion mbi avancimin teknologjik në prodhimin e energjisë, potencialin që ka vendi në burimet e rinovueshme. Në forumet që priten të organizohen do të diskutohen siguria në furnizim dhe difersifikimi i burimeve të energjisë. Një vend i veçantë është menduar edhe për energjinë e gjelbër, eficiencën dhe dixhitalizimin si dhe mjetet elektrike si një alternativë e afërt e mobilitetit. Një tjetër pikë e rëndësishme e ndarjes së ideve është ajo e investimeve të huaja direkte dhe projekteve po kështu edhe mbështetja financiare dhe si funksionojnë sot të gjitha këto hallka. Aktualisht Shqipëria ende ndodhet në situatën e emergjencës sa i takon furizmit me energji e cila mbetet në fuqi deri në fund të qershorit të këtij viti. RTSH