Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAEnergjia e erës në Shqipëri

Energjia e erës në Shqipëri

Matjet shumëvjecare mbi parametrin e erës kanë patur qëllim kryesor vënien në përdorim të të dhënave të erës për prognozat meteorologjike por pas viteve 1990 dhe në vecanti dekadën e fundit, një nga qëllimet kryesore të monitorimit të erës është vlerësimi i potencialit energjitik të saj. Aktualisht, në Shqipëri janë bërë hapa përpara në drejtim të gjenerimit të energjisë elektrike nga burime energjitike të erës dhe konkretisht për vitet e ardhshme pritet që të prodhohen rreth 2000 MW.

Bazuar në studimet mbi shpejtësinë mesatare të erës, rezulton se ky parameter arrin mbi 5 m/s në zonat  bregdetare, në vargjet kodrinore në very të vendit si dhe në mjaft zona malore të Shqipërisë Jugore dhe Verilindore. Vlen të vecohen disa zona në Shqipëri si Velipoja, Hasi, Kukësi, Ishulli Shëngjin, Tale, Balldre, Ishëm, Porto Romano, Kryevidh, Seman, Karavasta, Vlorë, Sarandë, Korçë dhe Tepelena të cilat paraqesin një potencial të lartë energjitik të erës. Vlerësimi i potencialit energjitik të erës bazohet në matjen dhe analizën e disa parametrave si shpërndarja e shpejtësisë mesatare të erës sipas drejtimeve, ecuria ditore dhe vjetore e shpejtësisë së erës, shpërndarja e shpejtësisë së erës për pragje të ndryshme, numri i orëve me një shpejtësi të caktuar të erës, et.

Si rezultat i këtyre matjeve, rezulton se zona bregdetare dominohet nga erërat perëndimore të cilat ndryshojnë drejtimin në thellësi të territorit me një shpejtësi mesatare vjetore që luhatet nga 0.8 në 6.6 m/s (matje e realizuar në 10 m lartësi nga toka). Konkretisht, në Shqipëri ka mjaft zona ku shpejtësia mesatare vjetore e erës varion nga 6 në 8 m/s dhe rrjedhimisht energjia e gjeneruar nga këto shpejtësi, vlerësohet e rendit 250 – 600 W/m2. Këto rezultate mund të përmirësohen ndjeshëm nëse tentohet drejt optimizimit të shpejtësisë së erës duke realizuara matje në lartësi më të mëdha. Matjet dhe rezultatet e mësipërme vlejnë për lartësitë 45, 50, 55 dhe 60 metra mbi sipërfaqen e tokës por një rezultat më të mirë do të kishim nëse rritim lartësinë e shfrytëzimit të erës, bazuar në faktin që shpejtësia e erës rritet me rritjen e lartësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments