Friday, October 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAEnergji elektrike nga lulet si një burim i energjisë

Energji elektrike nga lulet si një burim i energjisë

Ndërsa bota po kalon drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, turbinat me erë dhe panelet diellore janë pamje gjithnjë e më të zakonshme. Mund të duket si diçka e fantashkencës, por shkencëtarët kanë përdorur me sukses një bimë për të krijuar një ‘qelizë bio-diellore’ të gjallë që funksionon në fotosintezë. Kjo energji e gjelbër mund të mundësojë zhvillimin e teknologjive të ardhshme të qëndrueshme , shpresojnë studiuesit. Në të gjitha qelizat e gjalla, proceset biokimike natyrore lëvizin elektronet, grimcat e ngarkuara elektrike që gjenden në të gjitha atomet përreth. Ky proces ndodh njësoj te njerëzit, bakteret , bimët dhe kërpudhat. Por për të shfrytëzuar këtë energji, studiuesit duhet të gjejnë se si ta ‘kapin’ këtë rrymë. Shoqëria Amerikane e Kimisë përdori fuqinë e fotosintezës e cila është procesi natyror që bimët shndërrojnë rrezet e diellit në ushqim. Gjatë fotosintezës, drita drejton një rrjedhë elektronesh nga uji që përfundimisht rezulton në gjenerimin e oksigjenit dhe sheqerit , thuhet në deklaratën e Shoqatës Amerikane të Kimisë. Kjo do të thotë se qelizat e gjalla fotosintetike po prodhojnë vazhdimisht një rrjedhë elektronesh që mund të tërhiqen si një ‘fotorrymë’ dhe të përdoren për të fuqizuar një qark të jashtëm, ashtu si një qelizë diellore . Të gjitha bimët përmbajnë ujë por sukulentët (lloj lule) janë veçanërisht të dendur me ujë, duke i bërë ato kandidatin ideal për eksperiment. Ata zbuluan se tensioni i fletës së vetme ishte 0.28 V. Për krahasim, një bateri standarde e makinës ka një potencial elektrik prej 12.6 volt. Megjithëse kjo fuqi është më e vogël se ajo e një baterie alkaline, studiuesit theksojnë se lidhja e disa gjetheve në seri mund të rrisë tensionin.https://lajme.rtsh.al/artikull/shkencetaret-prodhojne-energji-elektrike-nga-lulet-si-nje-burim-i-energjise-se-rinovueshme

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments