Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIEMA rekomandon modifikimin e vaksinave të koronavirusit

EMA rekomandon modifikimin e vaksinave të koronavirusit

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) po bën thirrje për ndryshime në vaksinat e koronavirusit për periudhën e ardhshme të vaksinimit në vjeshtë. Sipas EMA-s ato duhet të përshtaten me variantin XBB të virusit, i cili aktualisht është mbizotërues në Evropë dhe pjesë të tjera të botës. ”Përbërësit aktivë të miratuar paraprakisht janë ende efektivë dhe parandalojnë sëmundje të rënda, shtrime në spital dhe vdekje, por mbrojtja kundër virusit dobësohet me kalimin e kohës ndërsa variante të reja zhvillohen”, theksoi ajo. EMA rekomandon vaksinime përforcuese për njerëzit me një rrezik në rritje të sëmundjes. Kjo përfshin njerëzit mbi 60 vjeç dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar. ”Vendet e Bashkimit Evropian duhet gjithashtu të marrin në konsideratë vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor që kanë më shumë gjasa të ekspozohen ndaj infeksioneve”, theksoi ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments