Këngëtari legjendar Sir Elton John ka folur hapur për frikën e tij nga vdekja, duke thënë “Nuk e di sa kohë më ka mbetur”, në një dokumentar të ri për jetën e tij, shkruan news.sky.com.

Këngëtari i Rocketman, 77 vjeç, pranoi gjithashtu se ”fëmijët e tij të vegjël shqetësohen për moshën e tij”.

Elton John si asnjëherë u shfaq në një shfaqje speciale ”gala” në Royal Festival Hall si pjesë e Festivalit të Filmit në Londër (LFF) dhe tregoi karrierën e tij prej dekadash.

Drejtuar nga regjisori amerikan RJ Cutler dhe bashkëshorti i Sir Elton, David Furnish, projekti përfshin pamje dhe biseda të papara më parë me partnerin e gjatë të artistit Bernie Taupin, si dhe këngëtaren me origjinë shqitare Dua Lipa dhe të ndjerin John Lennon.

Sir Elton e përfundoi karrierën e tij vitin e kaluar, me turneun e tij ”Farewell Yellow Brick Road”.

Ai ka vuajtur nga probleme të ndryshme shëndetësore gjatë viteve, duke përfshirë zëvendësimin e gjurit, operacionin për kancerin e prostatës dhe, së fundmi, zbuloi se ka shikim të kufizuar në njërin sy pas një infeksioni të rëndë të syrit.

Sir Elton, 77, theksoi në rrëfim se ”pyes veten se çfarë do të ndodhë me të gjitha këto gjëra kur të mbaroj kjo është pjesa e fundit e jetës sime”.

“Dhe ti mendon për këtë më shumë kur të arrish moshën time. Mendon për jetën dhe vdekjen. Ti mendon … mirë … unë thjesht dua të jem aty ku jam tani. Nuk kam pse të punoj pas këtij turneu. Do të punoj për të bërë regjistrime dhe për të bashkuar shfaqje radiofonike dhe për të bërë gjëra të tjera, pasi udhëtimet të marrin shumë kohë”, thekson ai.

“Fëmijët e mij Zachary, 13 dhe Elijah, 11 vjeç shqetësohen për vdekjen time”, shtoi ai.

“Do të doja të isha pranë përgjithmonë. Unë dua t’i shoh ata të kenë fëmijë dhe të martohen, por nuk mendoj se do të jem pranë tyre në ato momente. Kjo është arsyeja pse unë dua të shfrytëzoj sa më shumë kohën time së bashku me ta … është kaq e mrekullueshme dhe kaq e çmuar”, shton ai.