Miliarderi amerikan Elon Musk, pronar i SpaceX-it dhe Twitter-it, u është drejtuar studiuesve të inteligjencës artificiale për të krijuar një laborator të ri për të rivalizuar me ChatGPT, “chatbot-in” e inteligjencës artificiale të zhvilluar nga OpenAI. Musk është duke marrë në punë studiuesin Igor Babuschkin, i cili së fundmi u largua nga njësia e inteligjencës artificiale DeepMind të kompanisë Alphabet, për të ndërtuar një ekip që mund të konkurrojë me ChatGPT, njoftoi Yahoo News. Thuhet se Musk dhe Babuschkin kanë diskutuar formimin e një ekipi për të vazhduar kërkimin e tyre për inteligjencën artificiale, por projekti është ende në fazat e hershme dhe nuk janë zbuluar plane konkrete për zhvillimin e produkteve specifike për momentin. Raportohet se Babushkin ende nuk e ka nënshkruar zyrtarisht nismën e re të Musk-ut. Musk, i cili bashkëthemeloi ChatGPT, një “chatbot” i bazuar në tekst i zhvilluar nga OpenAI që mund të shkruajë tekst, poezi dhe madje edhe kod kompjuteri me komandë, u largua nga bordi në vitin 2018. Më 3 dhjetor 2022, Musk postoi në Twitter: “ChatGPT është tmerrësisht i mirë. Ne nuk jemi larg nga inteligjenca artificiale që mund të konsiderohet e rrezikshme”. atsh
Elon Musk krijon ekip për të rivalizuar me ChatGPT
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on