Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAEliminohet Indeksi i Masës Trupore,

Eliminohet Indeksi i Masës Trupore,

Indeksi i Masës Trupore (BMI), formula matematikore më e përdorur në botë për të vlerësuar peshën trupore të burrave dhe grave, e shpikur në vitet 1800 nga matematikani belg Adolphe Quetelet, së shpejti mund të eliminohet pasi do të shoqërohet nga parametra të tjerë, si matja e belit ose rrudhat e lëkurës. Sipas një studimi amerikan të sapo prezantuar në takimin vjetor Endo 2023 të Shoqatës Endokrine, të përfunduar disa ditë më parë në Çikago, BMI – i cili përftohet duke pjesëtuar peshën me katrorin e gjatësisë është i gabuar në 53 % të rasteve duke dhënë indikacione inferiore ndaj realitetit. Studimi, i kryer nga Universiteti Rutgers, verifikoi se gjysma e atyre që klasifikoheshin si obezë vetëm në bazë të BMI-së u klasifikuan si të tillë në bazë të Dexa, një test i rrezatimit jonizues i aftë për të dhënë informacionin më të saktë mbi përbërjen e trupit. Megjithatë, shtimi i perimetrit të belit në masën tradicionale të BMI bëri që 69% e diagnozave të obezitetit të përputheshin me Dexa duke ulur koeficientin e gabimit me 23%. “Kufizimi kryesor i BMI është se nuk bën dallimin midis ujit, masës kockore, masës muskulore dhe indit dhjamor, as midis akumulimit të yndyrës viscerale e ashtuquajtura ‘panceta’ dhe yndyra nënlëkurore, duke mos marrë parasysh ndikimin e gjinisë’’, thekson Anna Maria Colao, presidente e Shoqatës Italiane të Endokrinologjisë (SIE). ”Në fakt gratë kanë më shumë yndyrë nënlëkurore se meshkujt, të vendosura në ijet dhe kofshët, gjë që është më pak e dëmshme për shëndetin sesa dhjami i barkut, të cilin meshkujt e grumbullojnë më lehtë në pjesët qendrore të trupit. Prandaj, është e qartë se përdorimi i një parametri të vetëm që nuk merr parasysh këto dallime thelbësore çon në mbivlerësimin e gabuar të obezitetit tek gratë dhe në nënvlerësimin e tij tek burrat me një shtrembërim të rrezikshëm të kuptimit që mjekët u atribojnë rreziqeve të sëmundjeve dhe vdekshmërisë të lidhura me obezitetin”, shton ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments