Elez Isuf Ndreu, i cili për 16 vjet radhë ishte pjesë e të gjitha lëvizjeve politike të shqiptarëve. Kulla e tij u kthye në një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare në trojet verilindore të Shqipërisë, duke qenë pjesë e të gjitha kryengritjeve (1909-1912). Në Kongresin e Manastirit, mundësoi së bashku me 200 luftëtarë sigurinë e zhvillimit të punimeve. Qëndrimi kundër xhonturqve solli arrestimin e tij në Gostivar, në vitin 1910, burgosjen në Manastir dhe në Selanik. Për shkak të aktivitetit të tij atdhetar, u vu edhe nën shenjestrën e forcave serbe, të cilat i dogjën tre herë kullat e familjes Ndreu. Në revoltën e vitit 1922, mori pjesë përkrah Bajram Currit, Abaz Kupit, Mustafa Krujës, por me ndërhyrjen e ambasadorit anglez H. Ayres, pas takimit që pati me Ahmet Zogun, Elezi u largua bashkë me trupat e tij për në Sllovë. Në një përleshje në Peshkopi në vitin 1924, Elez Isuf Ndreu mbeti i plagosur dhe pas dy javësh ndërroi jetë.