Në fshatin Labinot të njësisë administrative Labinot Fushë në Elbasan ka nisur puna për asfaltimin e rrugës në lagjen e Ballinjve.Ky investim ka për qëllim sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për rritjen e cilësisë së jetesës për të gjithë banorët.
Rruga që po ndërtohet ka një gjatësi prej 465 metrash linearë dhe është pjesë e një plani më të gjerë investimesh si në qytet, ashtu edhe në zonat rurale.Bashkia Elbasan ka ndërmarrë ndërhyrje të shumta në fshatin Labinot Fushë, veçanërisht në përmirësimin e shtresave asfaltike të rrugëve të lagjeve, si pjesë e një plani gjithëpërfshirës zhvillimi.