Pranvera pothuajse ka ardhur, të paktën zyrtarisht. Ekuinoksi i pranverës mbërrin nesër, duke shënuar fillimin e sezonit pranveror për hemisferën veriore. Por çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Ja se si ndahet viti duke përdorur orbitën e Tokës, sipas AP.
Çfarë është ekuinoksi? Ndërsa Toka udhëton rreth diellit. Ajo e kryen këtë udhëtim në një kënd. Për pjesën më të madhe të vitit, boshti i Tokës është i anuar ose drejt ose larg diellit. Kjo do të thotë se ngrohtësia dhe drita e diellit bien në mënyrë të pabarabartë në gjysmën veriore dhe jugore të planetit. Gjatë ekuinoksit, boshti i Tokës dhe orbita e saj rreshtohen në mënyrë që të dy hemisferat të marrin një sasi të barabartë të dritës së diellit. Fjala “ekuinoks” vjen nga dy fjalë latine që do të thotë e barabartë dhe natë. Kjo për shkak se në ekuinoks, dita dhe nata zgjasin pothuajse të njëjtën kohë, megjithëse mund të merrni disa minuta shtesë, në varësi të vendit që ndodheni në planet. Ekuinoksi pranveror i Hemisferës Veriore ose i pranverës, mund të bjerë midis 19 dhe 21 marsit, në varësi të vitit. Ekuinoksi i tij i vjeshtës ose vjeshtor, mund të bjerë midis 21 dhe 24 shtatorit.