Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Krujë prezanton për publikun hartën portulane të vitit 1455, të hartografit zyrtar të papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto, një dokument i rrallë me rëndësi historike dhe europiane.
Ekspozita e hartës portulane të vitit 1455 synon të ofrojë për vizitorët një përvojë të pasur edukative dhe historike, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kombëtare dhe rolit të Skënderbeut si simbol i rezistencës dhe identitetit shqiptar.
Ministri Gonxhja bëri thirrje që qytetarët dhe vizitorët të shfrytëzojnë mundësinë për të parë nga afër këtë dokument unik, duke vlerësuar jo vetëm rëndësinë historike, por edhe vlerën kulturore dhe shkencore të tij.





