Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEARSIMEkspozitë në 100-vjetorin e lindjes së akademikut Arben Puto

Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së akademikut Arben Puto

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në 100-vjetorin e lindjes së juristit, politologut, akademikut Arben Puto (1924-2016), çeli dje ekspozitën e cila sjell në vëmendje të lexuesit gjithë kontributin e tij në fushën e drejtësisë, të historisë dhe të diplomacisë shqiptare. Arben Puto lindi në Gjirokastër. Ndoqi Liceun Kombëtar (francez) në Korçë dhe pas mbylljes së tij vijoi në liceun “Châteaubriant” në Romë. Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin e Tiranës (1946) dhe kreu studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Moskës (1951). Punoi në sektorin juridik të Ministrisë së Punëve të Jashtme (1951–1957). Pedagog në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës (1957–1990), ku ka dhënë lëndën e së Drejtës Ndërkombëtare. Ka marrë pjesë aktive në proceset demokratike pas viteve 1990, duke kryesuar Komitetin Shqiptar të Helsinkit që nga krijimi (1990) dhe me ndërprerje deri në vitin 2000. Kjo ekspozitë prezanton botimet e prof. Arben Puto ndër vite për çështjen e të drejtës, për historinë diplomatike të çështjes shqiptare, në shqip, anglisht dhe frëngjisht që ndodhen në koleksionet e BKSH-së. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore të BKSH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ