Një ekspozitë me foto të Bazilikës Paleokristiane, të qytetit të Elbasanit është çelur në prag të festave të Fundvitit, me foto të cilat pasqyrojnë punën e bërë ndër vite, foto të mozaikëve, të afreskeve, të elementeve arkitektonikë, etj. Kjo ekspozitë u realizua falë bashkëpunimit me QTK (Muzeu Etnografik) të bashkisë Elbasan, Institutit të Arkeologjisë në Tiranë dhe DRTK Korçë- Sektori Elbasan. Ekspozita në mjediset e Muzeut Etnografik do qëndrojë e hapur deri më datë 31 dhjetor. Ndërkohë studentët e degës Operatori Turistik-Gjeografi të universitetit “A. Xhuvani” zhvilluan orë mësimore në Bazilikën Paleokristiane extra muros në qendër të qytetit të Elbasanit. Ata u njohën me historikun e zbulimit të bazilikës që prej vitit 2007 si dhe punimet ndër vite që janë bërë në këtë monument. Gjithashtu nga ana e specialistëve të DRTK Korçë – Sektori Elbasan, u dhanë shpjegime në lidhje me çka është zbuluar deri më tani, mënyrat e mbrojtjes së mozaikëve dhe të afreskeve si dhe puna sistematike që bëhet çdo ditë për ta mirëmbajtur atë. Gjatë kësaj vizite gjithashtu studentët patën mundësinë të shikonin dhe ekspozitën e bazilikës.https://ata.gov.al/2022/12/22/ekspozite-fotografike-ne-baziliken-paleokristiane-ne-elbasan/