Ekspozitë e Bibliotekës Kombëtare, kushtuar përkthyesit të njohur Petro Zheji

0
3

Në ekspozitën përkujtimore të çelur në Qendrën “Sotir Kolea”, shfaqen përkthimet më në zë, duke shpalosur kështu gjithë kontributin e tij filologjik.

Përkthyesi dhe gjuhëtari i njohur Petro Zheji ndërroi jetë në vitin 2015, në moshën 85-vjeçare. Ai lindi në Tiranë, në tetor të vitit 1929, dhe u shqua që në moshë të re për një talent të rrallë në zotërimin e gjuhëve të huaja.

Zheji ishte zotërues i gjuhës italiane, franceze, spanjolle, angleze, gjermane, ruse, hebraishtes, greqishtes së vjetër, latinishtes dhe sanskrishtes së vjetër.