Përveç ndikimit ekonomik, parcelat me bimë mjekësore janë duke u shndërruar në atraksione të reja për turistët, duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit rural dhe ndërthurjen e tij me bujqësinë e qëndrueshme.

Ky zhvillim përputhet me vizionin e Ministrisë së Bujqësisë për “Bujqësinë 2030”, që synon integrimin europian të sektorit, fuqizimin e prodhimit vendas dhe nxitjen e inovacionit në bujqësi.