Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEksportet e tekstileve dhe këpucëve, 80.5 miliardë lekë

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, 80.5 miliardë lekë

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, vijuan rikuperimin edhe gjatë gjysmës së të parë të këtij viti, duke zënë 27 % të vëllimit të eksporteve. Eksportet e këtij grupi rezultuan 14.3 miliardë lekë më të larta edhe krahasuar me shtatëmujorin e parë të 2019-ës, që përkon me periudhën para pandemisë. Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 80.5 miliardë lekë gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, kur në shtatëmujorin e 2021-shit ato llogariteshin rreth 66.2 miliardë lekë. Në shtatëmujorin e parë të 2019-ës, ato ishin 73.9 miliardë lekë. Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38 % në totalit të eksporteve dhe angazhon 45 % të forcës punëtore. Falë avantazheve të tilla si pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit kemi zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbyllje së plotë të ciklit.http://ata.gov.al/2022/08/19/eksportet-e-tekstileve-dhe-kepuceve-80-5-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments