Eksportet e perimeve, rritje me 23,9 % në Janar-Prill 2024

0
1

Eksportet e perimeve kanë shënuar rritje në vlerë dhe sasi edhe gjatë këtij viti, duke treguar ecurinë e qëndrueshme të sektorit të bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se “katërmujori i parë i këtij viti ka dhënë një sinjal të fortë pozitiv për eksportin e perimeve, me një rritje prej 23,9% në sasi dhe 12,5% në vlerë, krahasuar me një vit më parë”. Denaj tha se, treguesit pozitivë afirmojnë cilësinë dhe rritjen e prodhimit të perimeve vendase, falë punës së palodhur të fermerëve tanë. “Më shumë prodhime vendase dhe një Shqipëri krenare në tregjet ndërkombëtare në sajë të politikave tona për bujqësinë e qëndrueshme”, u shpreh ministrja. Klima e favorshme, afërsia me tregjet evropiane, mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara, si dhe fuqia punëtore me kosto të ulët, e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë, por veçanërisht në bujqësi.