Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje me 43,8% gjatë gjysmës së parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë ato llogariten mbi 55,8 miliardë lekë, nga 38.8 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2024-ës.

Gjatë kësaj periudhe grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dha një kontribut prej 8.6 pikë përqindje në totalin e eksporteve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në këtë periudhë sasia më e madhe e mineraleve dhe e lëndëve djegëse kishte për destinacion Kosovën.

Në periudhën janar-qershor, eksportet e këtij grupi drejt Kosovës llogariten 25.5 miliardë lekë.