Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEEksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve rritje me gati 60 %

Eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve rritje me gati 60 %

Eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënuan rritje të ndjeshme në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në raportin për tregtinë e jashtme, vlera e tyre arriti mbi 59 miliardë lekë gjatë periudhës janar-qershor, nga 34.8 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Përfaqësues të sektorit të ndërtimit bëjnë të ditur se rritja është udhëhequr, jo vetëm nga çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare, por edhe nga kërkesa e lartë për hekur dhe çimento, kryesisht në Itali, Kosovë dhe Greqi. Referuar të dhënave drejt Italisë janë eksportuar gati 20 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, drejt Kosovës rreth 9 miliardë lekë, ndërsa drejt Greqisë u eksportuan 3.2 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, ose 3 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2021-shit.https://ata.gov.al/2022/08/17/eksportet-e-materialeve-te-ndertimit-dhe-metaleve-rritje-me-gati-60/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments