Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEksportet e mallrave -rritje me 43 %

Eksportet e mallrave -rritje me 43 %

Eksportet e mallrave arritën 253 miliardë lekë në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti, duke shënuar rritje me 43.3 %. Instituti i Statistikave (INSTAT), publikoi sot raportin mbi tregtinë e jashtme, sipas të cilit grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë materialet e ndërtimit dhe metalet me 13,7 %, mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike me 12,2 %, dhe tekstilet dhe këpucët me 6,9 %. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 446 miliardë lekë, duke shënuar rritje me gati 26 %, krahasuar me një vit më parë. Referuar INSTAT-it, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike” me 10,7 %, materialet e ndërtimit dhe metalet me 4,8 % dhe ushqimet, pijet dhe duhani me 3,9 %. Deficiti tregtar arriti vlerën 193 miliardë lekë, duke u rritur me 8,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

https://ata.gov.al/2022/07/18/eksportet-e-mallrave-253-miliarde-leke-rritje-me-43/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments