Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se, në muajin dhjetor 2022 janë eksportuar 26.1% më shumë mallra, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021. Gjithashtu, theksoi Ibrahimaj, gjatë kësaj periudhe janë rritur edhe importet e mallrave. “7.7 % më shumë mallra janë importuar gjatë majit dhjetor 2022, krahasuar me dhjetor 2021”, bëri të ditur Ibrahimaj, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT. Sipas INSTAT, eksportet e mallrave përgjatë vitit 2022, arritën vlerën 487 miliardë lekë, duke u rritur me 32%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 950 miliardë lekë, duke u rritur me 18.7%, krahasuar me një vit më parë. ATSH
Eksportet e mallrave, rritje me 26.1 % në dhjetor
RELATED ARTICLES